Elbasan, gruaja vret me çifte burrin 60 vjeçar
Nga OraNews Përditësimi i fundit 17 Shkurt 2013, 15:13
Një person është gjetur i vrarë me armë zjarri në Elbasan.Ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Xibrakë, komuna Labinot Fushë, ku shtetasi Faik Poka 60 vjeç është gjetur i pajetë në oborrin e banesës, i qëlluar me armë zjarri.Policia e Elbasanit, pas hetimeve intensive ka bërë me dije se Faik Poka është vrarë nga bashkëshortja e tij Fatmira Poka, e cila dyshohet që në momentet e krimit të ketë qenë në gjendje depresive.Po sipas burmeve nga policia mësohet se autorja e krimit, Fatmira Poka e cila prej kohësh vuante nga depresioni, e ka qëlluar bashkëshortin e saj Faik Poka, me çifte duke i marrë atij jetën.Ndërkaq forcat e policisë po hetojnë për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes së rëndë.