Berisha: Çlirimi i Kosovës, faqja më e ndritur e përjekjes së shqiptarëve për liri
Kryeministri Sali Berisha ka uruar sot kosovarët dhe mbarë popullin shqiptar për 5-vjetorin e pavarësisë së Kosovës. Në profilin e tij në rrjetin social fb, Kryeministri shkruan se kombi shqiptar perulet me nderimin me te madh para vepres, arkitektit te pavaresise se Kosoves, Presidentit Ibrahim Rugova, sakrifices sublime te kryeheroit te kombit tone, Adem Jashari e mijera e mijera luftetareve te lirise qe rane per tu bere te pavdekshem per çlirimin e Kosoves.“Te dashur miq!Gezuar Kosove, 5 Vjetorin e Pavaresise!Sot, mbare kombi shqiptar feston 5 vjetorin e pavresise se Republikes se Kosoves. Çlirimi i Kosoves, eshte faqja me e ndritur e perpjekjeve te shqiptareve per lirine dhe dinjitetin e tyre, qe nga lufterat e Skenderbeut deri ne ditet e sotme. Ne kete 5 vjetor, kombi shqiptar perulet me nderimin me te madh para vepres, arkitektit te pavaresise se Kosoves, Presidentit Ibrahim Rugova, sakrifices sublime te kryeheroit te kombit tone, Adem Jashari e mijera e mijera luftetareve te lirise qe rane per tu bere te pavdekshem per çlirimin e Kosoves” shkruan Berisha.Duke vlerësuar progresin e bërë në 5 vjet shtet, Berisha përshëndet udhëheqjen politike të Kosovës, pa lënë mënjanë dhe rolin e pazëvendësueshëm të SHBA, Presidentit Bill Clinton dhe Xhorxh Bush si dhe Aleances se Atlantikut te Veriut."Sot, ne shqiptaret shprehim mirenjohjen me te thelle ndaj SHBA, Presidentit Bill Clinton dhe Presidentit Xhorxh Bush si dhe ndaj Aleances se Atlantikut te Veriut, qe luajten rol kryesor ne çlirimin e Kosoves dhe pavaresine e saj. Nje pershendetje vllazerore le t'iu dergojme ne kete rast te gjithe qytetareve te Kosoves, udheheqjes politike te saj, qe ne 5 vjet pavaresi kane shnderruar Republiken e Kosoves ne nje faktor te rendesishem te paqes, stabilitetit e bashkepunimit ne rajon. Zoti e bekofte Kosoven e pavarur dhe shqiptaret kudo qe jane!"perfundon Kryeministri.