FRD: Politikanët të ulin tonet nacionaliste, lobim për njohjen e Kosovës
Grupi rinor i Frymës së Re Demokratike në 5 vjetorin e pavarësisë së Kosovës u ka bërë thirrje pesë vendeve të Bashkimit Evropian: Spanjës, Sllovakisë, Greqisë, Rumanisë dhe Qipros që ta njohin sa më shpejt pavarësinë e Kosovës, sepse vetëm kështu ata kontribuojnë realisht në forcimin e paqes, sigurisë dhe demokracisë në Kosovë dhe në rajonin tonë. Përmes një deklarate për mediat rinia e FRD-së deklaron çdo praktikë bllokuese dhe refuzuese i shkon përshtat skenareve të kundërta, me pasoja për qytetarët tanë dhe për vetë Evropën e Bashkuar.“Në emër të grupit rinor të Frymës së Re Demokratike duam të shprehim në mënyrë publike urimet më të mira shtetit të Kosovës në 5 vjetorin e shpalljes zyrtare të pavarësisë. Kosova sot është shteti më i ri në Evropë, por edhe shteti me popullësinë më të re në Evropë. Kosova ka sot miqtë të shumtë në mbarë botën, është njohur nga 98 vende dhe është krenare për mbështetjen e jashtëzakonshme të dhënë nga SHBA dhe shumica e vendeve të Bashkimit Evropian.Koha tregoi se pavarësia e Kosovës ishte një vendim i drejtë, se ndërhyrja e NATO-s në Kosovë ishte një akt po aq i drejtë dhe se sot, Kosova, me modelin e saj demokratik, përbën një nga shtyllat e sigurisë dhe stabilitetit. Në rajonin e Ballkanit ende ekzistontë konflikte dhe mosmarrëveshje, por asnjë prej tyre nuk është shkaktuar nga Kosova dhe nuk është investuar prej saj. Përkundrazi, Kosova vazhdon të jetë viktimë e politikës destanbilizuese të shtetit serb, ku forcat ultranacionaliste ende mbajnë në këmbë një sistem sabotues dhe destabilizues, duke synuar dëmtimin e integritetit të Kosovës dhe mbajtjen peng të ardhmësisë evropiane të gjithë rajonit.Ne sot jemi këtu për ti shprehur solidaritetin e plotë popullit të Kosovës dhe vecanarisht për ti bërë thirrje pesë vendeve të Bashkimit Evropian: Spanjës, Sllovakisë, Greqisë, Rumanisë dhe Qipros që ta njohin sa më shpejt pavarësinë e Kosovës, sepse vetëm kështu ata kontribuojnë realisht në forcimin e paqes, sigurisë dhe demokracisë në Kosovë dhe në rajonin tonë. Cdo praktikë bllokuese dhe refuzuese i shkon përshtat skenareve të kundërta, me pasoja për qytetarët tanë dhe për vetë Evropën e Bashkuar.Ne jemi sot këtu për të shprehur edhe mirënjohjen tonë të thellë për ata mijëra të rinj të Kosovës që sakrifkuan jetën e tyre në luftën për clirim, që u bënë shembull frymëzimi për të gjithë shqiptarët dhe që sot, meritojnë nderimin e përjetshëm. Nderimi më i madh i shkon Presidentit Rugova dhe simbolit të rezistencës Adem Jashari. Ata të gjithë besuan dhe luftuan për një Kosovë të lirë, të zhvilluar dhe demokratike. Është detyra e klasës politike të Kosovës ta përmbushë misionin e tyre fisnik, përmes forcimit real të demokracisë dhe shtetit të së drejtës, përmes besimit tek sistemi përfaqësues dhe respekti ndaj verdiktit popullor.Ne jemi sot këtu për të shprehur gjithashtu nderimin e pafund për Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Presidentin Klinton për ndërhyrjen në Kosovë më 1999, për Presidentin Bush për deklaratën e tij për pavarësinë e Kosovës dhe sot për Presidentin Obama që mbështet me aq shumë forcë konsolidimin e shtetit të ri të Kosovës. Të njëjtin vlerësim e simpati shprehim edhe për Bashkimin Evropian dhe vendet e tij themeluese, për Gjermaninë dhe Britaninë, Italinë dhe Francën, dhe liderit e tyre të djeshëm e të sotëm politikë, të cilët qëndruan pranë popullit shqiptar të Kosovës në ditët e tyre më të vështira, dhe sot, janë mbështetësit kryesorë të saj” thuhen në deklaratë.Rinia e FRD gjen rastin t'u bëjë thirrje politikanëve shqiptarë të ulin tonet nacionaliste sepse vetëm në këtë mënyrë do ta ndihmojnë Kosovën të jetë një shtet i konsoliduar dhe të lerë pas konfliktet e brëndshme etnike. Sipas tyre rruga e vetme e Shqipërisë dhe e Kosovës është rruga drejt Bashkimit Europian dhe në këto momente akti më patriotik për politikën shqiptare është lobimi për njohjen e Kosovës shtet nga vendet e Bashkimit Europian dhe më gjerë“Së fundi, duke uruar ditëlindjen e pestë të Kosovës, rinia e FRD dhe me bindje të plotë edhe gjithë rinia e Shqipërisë, pavarësisht bindjeve politike, beson shumë tek rinia dhe e ardhmja e Kosovës, beson në forcën e saj për ndryshim dhe parimet e saj evropiane. Kosova e meritoi shtetin, Kosova e meriton integrimin. Shqiptarët asnjëherë nuk kanë qenë më pranë Evropës, dhe sot është koha që kjo aspiratë të përmbushet,-me energji, me politikanë dhe me politika të reja që rrezatojnë energji pozitive, qytetari dhe respekt për shtetin. Koha sot kërkon mendje të urta, mendje të ditura, mendje të arsyeshme dhe vizionare. Kosova i ka të gjitha mundësitë ta fitojë paqen ashtu sic fitoi luftën. Gëzuar pavarësinë Kosovë, gëzuar bashkëmosharatëve tanë në Prishtinë, gëzuar të gjithë shqiptarëve kudo që ndodhen” përfundon deklarata e gruput rinor të FRD-së.