Gjyqtari që liroi vrasësin e gruas, u propozua për në Gjykatën e Lartë
Pas krimit në familje në Fier, ku burri i sapoliruar me kusht nga burgu dhunoi për vdekje me sende të forta gruan 51 vjeçare, mësohet se relatori i çështjes në apelin e Vlorës që liroi 53 vjeçarin, është gjyqtari Sokol Ngresi, i cili u dekretua nga presidenti Bujar Nishani për në Gjykatën e Lartë, dekret që u rrëzua nga parlamenti me 76 vota pro në 30 tetor të vitit 2014.Por në një reagim për Ora News, Ndresa ka shpjeguar se Arben Muhaj, autori i vrasjes së Teuta Muhajt, nënës së 3 djemve, ka qenë person i dënuar për armëmbajtje pa leje të armëve të ftohta, në një konflikt ku ka qenë palë e dëmtuar dhe nuk e ka përdorur armën as për vetmbrojtje."Arben Muhaj ka qene i dëmtuar në një konflikt, madje ka qene i plagosur dhe armen e ftohte nuk e kishte perdorur as per vetmbrojte. Eshte arrestuar pas dy muajsh dhe me tej eshte terhequr padia ndaj tij" u shpreh gjyqtari.Gjyqtari shpjegon më tej se Muhaj ka qenë një rast tipik i personit që meritonte gjykimin e shkurtuar. "Jam vet vëlla i një polici të rënë Dëshmor për Atdheun, kurrë nuk do të lejoja që dikush të trajtohej mbi ligjin" u shpreh Ngresi për Ora News, duke shtuar se sot do të publikojë dosjen me vendimin e zbardhur të çështjes dhe të arsyetuar.