“Burrneshat” në Berlin, filmi shqiptar konkuron për çmimin “Ariu i Artë”
"Burrneshat" , është filmi i mbështetur në romanin e autores Elvira Dones me titull "Hana", me regji dhe skenar të italianes Laura Bispuri dhe Francesca Manieri hyn në konkurrencë zyrtare në Festivalin Ndërkombëtar të Berlinit me datën 12 shkurt 2015.Ky film i metrazhit të gjatë do të jetë në konkurrencë zyrtare për “Ariun e Artë” në festivalin e madh Berlinale, i cili do të mbahet prej 5 -15 shkurt në Berlin."Burrneshat" është filmi i parë i mbështetur nga QKK që hyn në konkurencë zyrtare në Berlinale dhe flet për historinë e një vajze të vogël Hana Doda, e cila duke jetuar në malet e Shqipërisë është e detyruar të zbatojë Kanunin por heq dorë prej tij për të ndërtuar jeten dhe gjetur shpirtin binjak.Nё rolin kryesor luan aktorja italiane Alba Rohrwacher e cila nё katёr festivalet e fundit nё Venecia ka fituar tre herё si aktorja mё e mirё.Ndërsa rë role të tjera janë aktorët shqiptar si Flonja Kodheli dhe Bruno Shllaku.Ky film ka në kastë edhe aktorët e famshëm kosovarë Luan Jaha dhe Ilire Vinca Çelaj.