Të pasurit që janë 1 %, në 2016 do të zotërojnë 60 % të pasurisë së botës

Të pasurit që janë një përqind e botës, shumë shpejt do të zotërojnë më shumë se pjesa tjetër e popullsisë, sipas një studimi të organizatës së bamirësisë kundër varfërisë Oxfam Hulumtimi tregon se pasuria e pasanikëve u rrit nga 44% që ishte në 2009 në 48% vitin e kaluar. Sipas të dhënave të fundit të Oxfam, të pasurit që tashmë janë një përqind e botës, do të zotërojnë më shumë se 50 përqind të të gjithë pasurisë botërore, duke filluar nga viti 2016. Studimi vjen në prag të Forumit Ekonomik Botëror në Davos, në të cilin marrin pjesë udhëheqësit kryesorë politikë dhe të biznesit nga e gjithë bota. Drejtoresha e Oxfam, Ëinnie Byanyima, a cila do të bashkëkryesojë samitin e Davosit, tha se do të bëjë thirrje për masa urgjente me qëllim ngushtimin e hendekut mes të pasurve dhe të varfërve. Në një deklaratë përpara tubimit, ajo tha se shkalla e pabarazisë globale ishte "thjesht tronditëse, duke shtuar se është koha që udhëheqësit tanë të marrin vendime dhe masa mbi interesat e tyre vetjake për një botë më të drejtë dhe të begatë. Dështimi për të trajtuar pabarazinë do të kthejë luftën kundër varfërisë dekada pas dhe të varfërit do të lëndohen dy herë nëse pabarazia vijon të rritet me këto ritme, tha bajënima. Organizata kundër varfërisë u bën thirrje qeverive të miratojnë një plan prej shtatë pikash për të trajtuar pabarazinë, duke përfshirë një përpjekje kundër evazionit fiskal nga kompanitë dhe mbështetjen për punëtorët e thjeshtë. Studimi vjen vetëm një ditë pas deklaratës së presidentit amerikan Barack Obama, i cili tha se duhen rritur taksat ndaj të pasurve për të ndihmuar klasën e mesme.