Sherr për godinën, përplasje verbale në një qendër ditorë për fëmijët PAK

Konflikti për një sipërfaqe të marrë me qera Bashkisë ka degjeneruar në përplasje verbale mes Entit të Banesave në Fier dhe një qendre ditorë për fëmijë me aftësi të kufizuar. Drejtuesja e Qendrës shpjegon se ka kontratë të rregullt me Bashkinë e Fierit, ndërsa Drejtorja e Entit jashtë kamerës ka shpjeguar se sipërfaqja është e zaptuar.Fier- 138 m2 sipërfaqe e një godine marrë me qera prej Bashkisë, që aktualisht përdoret nga një qendër ditore për fëmijët me aftësi te kufizuar në Fier është bërë mollë sherri midis Entit të Banesave dhe drejtueses së Qendrës.Sipas Klara Nebrajt, drejtuese e Qendrës ditore për fëmijët me aftësi të kufizuar, dy punonjëset e Entit të Banesave në Fier janë futur me forcë në qendër.Nebraj pretendon se ka kontratë të rregullt me Bashkinë Fier, ndërsa shpjegon se ka bërë dhe një kallzim penal për dëmin e shkaktuar jo vetëm ndaj saj, por edhe institucionit.E pranishme në momentin e konfliktit ka qenë dhe një punonjëse e Qendrës ditore për fëmijët me aftësi të kufizura, që shpjegon se toni i zërit të dy zonjave të Entit të Banesave shqetësoi fëmijët që po drekonin në atë moment.Vetë e akuzuara, Lindita Çobo, aktualisht Drejtoreshë e Entit Kombëtar të Banesave në Fier e kontaktuar nga Ora News, gjatë një bisede jashtë kamerave shpjegoi se drejtuesja e Qendrës, Klarita Nebraj, e ka zaptuar këtë sipërfaqe jashtë çdo rregulli, duke ushtruar veprimtarinë e saj në Qendrën ditore për fëmijët me aftësi të kufizuar.