Kukës, familjet: S'paguajmë, energjia prodhohet në tokat tona

Anëtarët e 5 mijë familjeve të tokave të përmbytura nga ujërat e Liqenit të Fierzës kanë kërcënuar se nuk do të paguajnë asnjë nga faturat e energjjisë elektrike, sa kohë që shteti nuk i dëmshpërblen për tokat e tyre.Familjet e përmbytura që kanë nga rreth 1.5 milionë lekë secila ndaj OSHEE-së, deklarojnë se do të nisin protestat, nga të cilat nuk do të tërhiqen, pasi për 24 vite po sorollaten dhe nuk trajtohen për pronat e tyre që shteti i shfrytëzon për prodhimin e energjisë elektrike.Ndërtimi i hidrocentralit të Fierzës në vitin 1978 përmbyti Kukësin e vjetër dhe 36 fshatra të rretheve Kukës, Has, Tropojë dhe Pukë. Nga përllogaritjet janë përmbytur më shumë se 3500 ha tokë bujqësore, rreth 300 ha pyje dhe kullota si dhe qindra hektarë troje.