Tregu i Markatës në Elbasan, bulmeti, mishi e peshku pa standarde

Në tregun e markatës në Elbasan, i njohur për cmimet më të lira, bulmeti, mishi e peshku, shiten jashtë cdo standardi higjieno-sanitarë. Në të njëjtën linjë është edhe tregtimi i fruta perimeve. Qytetarët thonë se kushtet nuk janë të pranueshme, por cmimet i shtyjnë të bëjnë blerjet ku janë më të lira.Elbasan-Në qytetin e Elbasanit, pavarësisht kontrolleve të AKU-së, situata e kushteve higjieno sanitare në tregjet e fruta perimeve, bulmetit dhe mishit vijon të mbetet e pandryshueshme.Në tregun e markatës, konsumatorët pranojnë që produktet tregtohen jashtë parametrave higjieno-sanitare, megjithatë çmimet disi më të favorshme, bëjnë që ata të bëjnë këtë zgjedhje.Tregu i markatës së Elbasanit, ndodhet pranë stadiumit "Elbasan Arena".