Negociatat me BE, pritet ngritja e Këshillit Kombëtar të Integrimit

Ende nuk ka një datë për hapjen e negociatave për anëtarësimin në Bashkimin Europian, por reforma në drejtësi, është ajo që do ti japë zgjidhje gjithë këtij proçesi.Kështu ka deklaruar Ministrja e Integrimit Klajda Gjosha, teksa komunikoi objektivat e rëndësishme për avancimin e axhendës evropiane të vendit.Ministrja Gjosha, informoi se në kuadër të monitorimit të prioriteve kyç dhe të nivelit të lartë të dialogut, në fund të muajt shkurt Komisioneri për Zgjerim, Johanes Han, do vizitojë Tiranën.“Ka nisur puna për koordinimin me ministritë e linjës. Puna e bërë do të bëhet publike në takimin e fillim shkurtit . Kjo do t’i paraprijë takimit të Dialogut të Nivelit të Lartë në fund të shkurtit me Komisionerin për Zgjerimin, Johannes Hahn. Dialogu i Nivelit të Lartë Shqipëri- BE do të vijojë edhe gjatë këtij viti”.Me rifutjen e opozitës në Parlament, Ministrja shpreson në miratimin e Këshilli Kombëtar të Integrimit, për të cilin ajo është e gatshme të negociojë variantin zyrtar të dorëzuar në parlament por që është kundërshtuar nga opozita.“Ngritja e kësaj strukture me përfshirjen e të gjithë aktorëve do të ndihmojë procesin e integrimit, ndaj do të përfitoja nga rasti që ti bëja një thirrje Komisionit të Integrimit të mblidhet sa më shpejt për ta finalizuar”, u shpreh Ministrja Gjosha.Ristrukturimi i strukturave të integrimit në gjithë Ministritë e linjës, mbledhjet e grupeve të punës që monitorojnë zbatimin e 5 prioriteteve të lëna nga Komisioni Evropian, Hartimi i Strategjisë Kombëtare të Komunikimit, janë disa nga objektivat kryesorë të punës të Ministrisë së Integrimit Europian.