Pallati 24 katësh në zemër të Tiranës, lihet në mëshirë të fatit

Si jo rrallë herë ndodh në Shqipëri, rreziqet publike merren seriozisht vetëm kush shkaktojnë ndonjë problem apo me keq akoma viktima. Kështu po ndodh edhe me një pallat 24 katësh në qendër të Tiranës ku ndërtohet cdo ditë pa kushte teknike dhe sigurie duke vënë në rrezik jetën e banorëve përreth. Firma AL& GI ka bllokuar punimet për arsye që nuk bëhen publike, ndërkohë që skelat e shkëputura janë lënë gati për të hedhur sërish beton duke vënë në rrezik edhe jetën e kalimtarëve.Tirane- Zakonisht në Shqipëri problemet kthehen në shqetësim publik kur ka viktima apo ndodhin tragjedi, dhe rrallëherë ndodh që paralajmërimet të shmangin fatkeqësi të mundshmePallati 24 katësh, përballë Katedrales Ortodoske që prej vitesh zhurmon prej punimeve dhe herë pas here bllokimeve, ndodhet në një nga rrugët kryesore të Tiranës, njëkohësisht në një nga zonat më të rëndësishme të kryeqytetit. Aktualisht rrezikon të kthehet në rrezik edhe për jetën e qytetarëve dhe kalimtarëve që nuk kanë zgjedhje tjetër përvecse të kalojnë poshtë godinës së pambaruar.Prej disa ditësh në redaksinë e Ora News kanë ardhur shqetësime nga banorë që kanë frikë të ecin në këtë segment të rrugës për shkak të shkëputjes së skelave në katin e fundit të pallatit, gjë që paraqet rrezik për jetën e qytetarëve. Larg kamerës banorët thonë se nuk duan të shprehen publikisht për shkak të intimidimit që mund tu vijë nga ndërtuesit e pallatit, por shprehen të pasigurtë për të kaluar në këtë segment që është pronë publike dhe të mos ëprbëjë kërcënim për jetën.Firma AL& GI që po ndërton këtë shumëkatësh prej kohësh i ka bllokuar punimet për arsye që nuk bëhen publike. Duket qartë që nuk garanton sigurinë e ndërtimit. Skelat e shkëputura në majën e godinës që kanë mbetur me hekurat që presin të hidhet sërish beton, dëshmon se problemet e ndërtuesit mund të kthehen në rrezik publik nëse nuk merren masa për të siguruar kushtet teknike të pallatit dhe ecjen e lirë të kalimtarëve pa patur frikë se mund tu bien blloqe betoni mbi kokë.[caption id="attachment_452328" align="alignnone" width="640"]pallati perballe katedrales ortodokse| Ne foto: Pallati perballe Katedrales Ortodokse[/caption][caption id="attachment_452329" align="alignnone" width="640"]Pallati  perballe Katedrales Ortodokse Ne foto: Pallati perballe Katedrales Ortodokse[/caption][caption id="attachment_452330" align="alignnone" width="640"]Ne foto: Pallati  perballe Katedrales Ortodokse Ne foto: Pallati perballe Katedrales Ortodokse[/caption]