Ndotja tek Liqeni Artificial, parku si landfill mbetjesh

Situata vazhdon të mbetet e njejtë në Liqenin Artificial të Tiranës, i improvizuar tashmë si një landfill mbetjesh.Në këtë zonë, ku prej kohësh jetojnë 50 familje të komunitetit rom dhe atij egjiptian, ajri kutërbon. E sidomos në këto ditë reshjesh, plehrat e depozituara nga vetë komuniteti rom e kthejnë këtë mjedis të gjelbër nga mushkri për qytetarët në një kancer për ta.Briselda Reme, aktiviste për të drejtat e komunitetit rom dhe atij egjiptian, e ka ndjekur situatën nga afër, por tregon se përveçëse problemit të metjeve që përdoret si mënyrë jetese në komunitetin rom, në ambjentet e tyre është e pamundur të hysh pasi ata qëllojnë me sende të forta.Përgjegjësia për këtë situatë alarmante në mjedis, bie mbi Komunën Farkë, të cilët të kontaktuar nga Ora News, nuk dhanë asnjë përgjigje, por u shprehën se së shpejti do të përgjigjen me një deklaratë për këtë situatë.