Lezhë, lagjia e harruar, mungojnë investimet në zonat periferike

Ndonëse investimet për qendrat e qyteteve janë shpallur në të gjithë vendin, ndryshe ndodh me periferinë. Në lezhë, në lagjen "Besëlidhja", gropat dhe balta janë bërë të përhershme, pasi prej vitesh askush nuk ka vënë dorë për të sistemuar infrastrukturën.Ndërsa miliona euro hidhen për qendrën e qytetit të Lezhës, qytetarët e saj lëvizin përmes baltës në zonat ku ata banojnë. Këtë situatë e kanë të përditshme banorët e lagjes “Besëlidhja” pranë ndërmarrjes së  ish grumbullimit.Prej vitesh asnjë ndërhyrje nuk është ndërmarrë nga vendorët e zgjedhur njëri pas tjetrit, e kjo ka bërë që kjo lagje të mos e njohë ndriçimin, asfaltin në rrugë, apo lulishtet.As prania e një shkolle 9-vjeçare nuk ka mjaftuar që vendorët e Lezhës të ndryshojnë  këtë pamje. Nëpër këto rrugica të vogla të mbytura nga uji e balta kalojnë çdo ditë qindra fëmijë.