5.800 persona të përgjuar nga një kompani celulare gjatë një viti

Publikimi i numrit të personave të vendosur nën përgjim, ka qenë sot objekt i një seance dëgjimore nga komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale.Prokuroria e Përgjithshme, Shërbimi Informativ Kombëtar dhe Policia e Shtetit, refuzojnë të japin këtë informacion të kërkuar nga media dhe Qendra Republika, me argumentin e sekretit shtetëror.Krejt të kundertën thotë avokati,Dorian Matlia, sipas të cilit, ky është një informacion jo i klasifikuar.Ne mënyrë vullnetare kompania Vodafon ka deklaruar se per periudhen 1 prill 2013, deri më 31 mars 2014 ka marrë 5.788 kerkesa per te dhena komunikimi nga Agjensite e Sigurisë në Shqipëri.Pas kësaj seance, brënda 15 ditëve komisioneri Besnik Dervishi duhet të vendosë nëse publikimi i numrit të personave të vendosur në përgjim është sekret shtetëror apo një e dhënë që mund të sigurohet dhe publikohet nga media.