Akuzat e PD, Pirro Kapurani paralajmëron padi gjykatë

Me pretendimin se në akuzat e selisë blu të lëshuara në drejtim të tij nuk ka asnjë të vërtetë, deputeti i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Pirro Kapurani, paralajmëroisot se do të bëjë padi në gjykatë ndaj PD.Duke folur për mediat para nisjes së punimeve të sesionit të ri parlamentar, Kapurani tha se nuk ka asnjë faturë energjie të papaguar.“Lidhur përsa i përket deklaratave të PD-së, deklaratave të gënjeshtra, dua të deklaroi se nuk kamë asnjë faturë të pa paguar porsa i përket energjisë elektrike. Deklaratat e PD-së janë thjeshtë një shpifje dhe një mashtrim me qëllim politik.Përgjigja ime përsa i përket deklaratave të PD-së është se do të përballem vetëm me gjykatën duke e çuar deri në fund të gjithë procesin me qëllim që emrin tim ta shpie atje ku duhet".Sipas tij akuzat janë me sfond politik, për të përbaltur figurën e tij dhe formacionin politik ku bën pjesë.“Këto deklarata, janë deklarata për të përballu ose për të mposhtur mua si figurë politike dhe forcën time politike. Mesazhi im është për të gjithë politikë, larg mashtrimeve dhe shpifjeve politike”.I pyetur nga gazetarët se kur do të ndërmarrë këtë iniciativë ligjore, zoti Kapurani u shpreh se "shumë shpejt unë do të marr avokatin tim dhe do të vete në gjykatë”.