Bulqizë, mjeti përplaset me bordurën, 2 të plagosur, 1 rëndë

2 persona kanë mbetur të plagosur teksa mjeti me të cilin udhëtonin u përplas me bordurën.Aksidenti u regjistrua në orët e pasdites së sotme në Bulqizë, ndërsa mësohet se ka mbetur e plagosur rëndë një vajzë 23-vjeçare.Ajo është transportuar me helikopter drejt spitalit të traumës në Tiranë për mjekim të specializuar. I plagosur ka mbetur dhe drejtuesi i mjetit.Ky i fundit mësohet se ka humbur kontrollin e makinës me të cilën udhëtonte bashkë me 23-vjeçaren, duke u përplasur më pas me bordurën anësore të rrugës.Policia e mbërritur në vendgjarje ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.