Ukrainë, vijojnë luftimet për marrjen në kontroll të aeroportit të Donjeskut

Ukrainë-Vijon situata e rënduar në Ukrainë. Trupat qeveritare po luftojnë ende me rebelët pro rusë për marrjen e kontrollit të aeroportit të Donjeskut.Sipas informacioneve të fudnit, të paktën 2 persona kanë mbetur të vrarë sot në mëngjes si pasojë e luftimeve dhe disa të tjerë janë plagosur.Komanda e rebelëve tha se ka arritur të ndalë ofensivën e qeverisë në urën e rëndësishme mes aeroportit dhe qytetit, e cila u shkatërrua gjatë luftimeve.Por zëdhënësi i ushtrisë Andriy Lysenko ka hedhur poshtë pretendimet e rebelëve, duke deklaruar se suksesi është i qeverisë, pasi ka arritur të marrë nën kontroll aeroportin e Donjeskut.Aeroporti në lindje të Ukrainës aktualisht është një rrënojë, pas disa muajsh përleshje intensive.Qeveria në Kiev dhe Rusia kanë akuzuar njëra-tjetrën për mosrepsektim të marrëveshjes së armëpushimit, e nënshkruar që në shtator në Minsk të Bjellorusisë.Luftimet mes palëve u intensifikuan të dielën, ku si pasojë e shkëmbimit të zjarrit 10 ushtarë rebelë humbën jetën dhe 33 të tjerë u plagosën.Udhëheqësi rebel, Aleksander Zakharchenko, tha se "të gjitha përpjekjet e ushtrisë ukrainase për të marrë aeroportin dhe për të marrë hak për humbjen e vitit të kaluar ... kanë dështuar".Ndërkaq përpos viktimave, Ukraina dhe Rusia janë në ngërç politik, pasi zyrtarët rusë thonë se Presidenti ukrainas Petro Poroshenko nuk i është përgjigjur propozimit të Presidentit Vladimir Putin që palët të tërhiqen nga skena e luftës, teksa të njëjtën gjë pretendon edhe Kievi zyrtar.Ukraina thotë se 8.500 trupa të rregullta ruse po ndihmojnë rebelët në lindje, por kjo e fun dit mohon përfshirjen në konflikt.