Gjunjëzohet Ministri serb, Jabllanoviç tërheq fyerjet ndaj nënave gjakovare
Pas deklaratës së bërë në fillim të janarit, kur i quajti "egërsira" nënat gjakovare që nuk i lejuan pelegrinët serbë të hyjnë në kishën e qytetit, Aleksandër Jabllanoviç, Ministër për Kthim dhe Komunitete në qeverinë e Kosovës, ka përfituar nga mbledhja e qeverisë për të kërkuar falje.Jabllanoviç tha se mund të jetë keqkuptuar dhe nuk ka pasur si qëllim të ofendojë askënd."Shfrytzojmë rastin që t'u kërkojmë falje të gjitha atyre grave që kanë humbur të dashurit e tyre në luftë. Po ashtu dua të them se deklarata ime e më hershme nuk ka qenë në asnjë moment e drejtuar ndaj atyre, unë në asnjë moment as nuk i kam fyer e as nuk i kam lënduar ato gra dhe nëse dikush prej tyre është ndier e fyer apo e lënduar, unë sot u kërkoj falje".Por pavarësisht faljes, protestat për shkarkimin e tij nga qeveria, organizuar nga Lëvizja Vetëvendosje dhe shoqata "Thirrjet e Nënave", do të vazhdojnë në të gjitha qytetet.