Gjermani, rreziku nga terrorizmi, ndalohet protesta anti-islamike e lëvizjes Pegida
Për shkak të një kërcënimi terrorist, policia gjermane e ka ndaluar mbajtjen e mitingut të lëvizjes anti-islamike Pegida dhe tubime të tjera të planifikuara për sot në Dresden të Gjermanisë.Policia në Dresden ka njoftuar se nga autoritetet federale shtetërore, kanë marrë informacione për një kërcënim ndaj lëvizjes Evropianët Patriotë kundër Islamizimit të Evropës.Policia ka bërë të ditur se kërcënimet kanë qenë të tilla që vrasësit të jenë në mesin e protestuesve gjatë tubimit, ndërsa kanë si qëllim vrasjen e njërit nga organizatorët e mitingjeve të Pegidas.E përditshmja gjermane Bild, ka bërë të ditur se kërcënimet kanë pasur në shënjestër udhëheqësin e lëvizjes Pegida, Lutz Bachmann.Që nga tetori i vitit të kaluar Pegida ka organizuar mitingje në Dresden por edhe qytete të tjera gjermane. Në mitingun e organizuar më 12 janar pas sulmeve në Francë kanë marrë pjesë rreth 25 mijë njerëz. Lëvizja është kundër islamizimit të Europës dhe bën thirrje për ndalimin e emigrantëve që vijnë nga vendet myslimane.