142-vjetori i lindjes së At Shtjefen Gjeçovit, ekspozitë me veprat e tij
Një thesar me vete. Kështu është konsideruar At Shtjefen Gjeçovi, frati i malësive që la pas shumë vepra të çmuara, mes të cilave edhe "Kanunin e Lekë Dukagjinit".142-vjetori i lindjes së tij në Shkodër u përkujtua me një konferencë shkencore "At Shtjefen Gjeçovi thesar në hulumtim" dhe me ekspozitën e veprave të tij.Provinca Françeskane në bashkëpunim me bibliotekën "Marin Barleti" prezantuan për publikun dhe studiuesit e shumtë nga Shqipëria, Mali i Zi dhe Kosova botime të radha dhe origjinale të At Gjeçovit.Shkrimtari, teologu, etnografi dhe arkeologu shqiptar shpaloset në këtë ekspozitë me vlerat e tij më të mira, ndërsa tërheq vemendjen një dorëshkrim pas takimi që ka zhvilluar me Atin e Shenjtë në Vatikan, në vitin e largët 1924.Përveç stilit të veçantë të At Gjeçovit, drejtori i bibliotekës Gjovanin Çuni ndalet edhe tek ekspozimi i bastunit që ka përdorur ai. Në të është i shënuar çdo rrugëtim që ka bërë frati i malësive.At Shtjefen Gjeçovi mbetet një nga figurat më poliedrike që njeh historia e kulturës shqiptare, ai pati etjen e pashuar të gërmonte ngapak në të gjitha fushat e diturisë.Frati françeskan lindi në 12 korrik 1873 dhe ndërroi jetë në 14 tetor të 1929 në Zym.