Fondi i bibliotekave, 7 mijë libra dhuratë nga Ministria e Kulturës
Nga OraNews Përditësimi i fundit 19 Janar 2015, 17:08
Librat e mbledhura ndër vite në arkivën e Ministrisë së Kulturës tashmë do tu dhurohen bibliotekave private dhe publike në të gjithë vendin.Janë rreth 7 mijë tituj librash të cilat kapin një vlerë rreth 10 milionë lekë.Për Ministren Kumbaro shqiptarët e kanë humbur vëmendjen nga libri, ndaj dhe dhurimi i këtyre librave është një mundësi për pasurimin e bibliotekave dhe rritjen e interesit të lexuesve.7 mijë titujt iu dhuruan tetëmbëdhjetë bibliotekave në të gjithë Shqipërinë.