Milo për “21 janarin” dhe “Gërdecin”: Gjykatat institucione të qeverisë, shteti po fsheh krimet

Sistemi gjyqësor nuk është gjë tjetër veçse një instrument i verbër në duart e pushtetit. Kështu ka deklaruar nga qyteti i Korcës, kreu i Partisë Demokracia Sociale Paskal Milo. Gjatë takimit me strukturat e PDS-së, Milo ju referua vendimeve të gjykatave për ngjarjen e 21 janarit dhe tragjedinë e Gërdecit, duke i konsideruar këto vendime si të diktuara nga pushteti i kryeministrit Berisha.Përsa i përket asaj qe shtypi e konsideron MEMO të Ambasadës amerikane drejtuar politikës shqiptare në lidhje me tonet e rritura nacionaliste të kohëve të fundit ,Milo e konsideron këtë qëndrim të njëjtë më atë që opozita ka artikuluar kohë më parë.Marrveshjen e vendit tone më Greqinë për kërkimin e eshtrave të ushtarëve grekë Milo e cilesoi një akt humanitar, i cili nuk duhet politizuar dhe për më tepër kërkimet duhet të zhvillohen mbi bazën e informacioneve të sakta dhe jo të gërmohet pa kriter.