Xhihadistja italiane e martuar me një shqiptar: Allahu na dhëntë fitore mbi të pafetë
Kur e gjithë bota është tronditur nga sulmi në zemër të Parisit, në redaksinë e “Charli Hedbo” Italia zbulon udhëtimin e femrës së parë xhihadiste italiane, e cila nga Grosseto mendohet se tashmë jeton në Siri së bashku me bashëshortin e saj shqiptar.“Allahu na forcoftë këmbët dhe na dhëntë fitore mbi të pafetë”. Është thirrja e 27 vjeçares italiane Maria Gulia Sergio, gruaja e parë xhihadiste italiane.Mediat e vendi fqinj shkruajnë se e reja është martuar me një shqiptar mysliman, dhe që prej shtatorit të 2014, kur ajo u nis nga aeroporti i Romës drejt Turqisë, nuk ka asnjë gjurmë të saj.Maria kishte jetuar disa muaj me bashkëshortin e saj me origjinë shqiptare, edhe ai mysliman në Grosseto."Tashmë Fatima Az Zhara (emri I konvertuar) është në listën e 53 “luftëtarëve të huaj” . Në listë janë emrat e personave të cilët janë gati të shkojnë në Lindjen e Mesme për të luftuar “të pafetë”. Më pas të kthehen në vendin e tyre e të bëhen bomba të vërteta me sahat siç ndodhi në Paris me masakrën e Charli Hedbo”, shkruan “Il Tirreno”, online.Mendohet se me të, drejt Sirisë kanë shkuar edhe disa miq të komunitetit mysliman shqiptar që jeton në Grosseto dhe që i ishin përgjigjur thirrjes për të luftuar me armë në emër të Kalifatit.Mediat italiane shkruajnë dhe për një takim që Shefqet Kraniqi, imami i xhamisë së madhe në Prishtinë të ketë bërë në Itali.Krasniqi kishte qëndruar vetëm një natë për tu nisur mëngjesin e së nesërmes dhe Maria mund ta ketë njohur përmes bashkëshortit të saj.Imami aktualisht ndodhet në masën e arrestit shtëpiak, një vendim i marrë në mes të nëntorit, pasi u mbajt një muaj në paraburgim. Ndërsa për fatin e Marias askush nuk di asgjë, ndoshta mund të jetë në Siri por -ndoshta dhe jo- thotë e ëma