Shkodër, digjet kati i tretë i banesës, asfiksohen nga tymi 3 familjarët
Kati i tretë i një banesë në lagjen “Parrucë” tek ish-tisazhi në qytetin e Shkodrës është shkrumbuar nga flakët e zjarrit, mbrëmjen e së dielës.Në momentin e rënies së zjarrit familjarët kanë qënë në katin e parë të banesës dhe vetëm kur kanë konstatuar flakët, kanë njoftuar shërbimin zjarrfikës.Fillimisht është bërë ndërprerja e energjisë elektrike për të gjithë zonën, e më pas kanë ndërhyrë zjarrfikësit, të cilëve ju është dashur mbi 30 minuta të luftojnë me flakët e zjarrit.Shuarja e tyre ka qënë e vështirë për shkak se tavani i ndërtesës ishte prej dërrase dhe ka marrë flakë menjëherë.Ndërkohë 3 pjestarë të familjes Leva janë dërguar me autoambulancë në spitalin rajonal të Shkodres, pasi nga tymi kanë pësuar gjendje të fikti.Avdyl Leva 50 vjeç dhe 2 gra të moshuara ndodhen jashtë rreziku për jetën nën kujdesin e bluzave të bardha.Kryefamiljari, Berhan Leva, duke folur për mediat akuzoi zjarrfikësit për mbërritje me vonesë, gjë që u hodh poshtë nga shefi i shërbimit zjarrfikës Shkodër, Zamir Sylja.Ndërkohë përgjegjësi i ndërhyrjeve në shërbimin zjarrfikës, Muhamet Smajli, tha se ndërhyrja e bërë shmangu përhapjen e flakëve në mjediset e tjera të shtëpisë dhe banesave përreth.Dëmet në banesë janë të konsiderueshme, ndërkohë që nga hetimet paraprake dyshohet se shkak për rënien e zjarrit të ketë qenë shkëndija elektrike.Në Shkodër një nga problemet që po has shërbimi zjarrfikës është ndërtimi i bumeve që ka bërë Bashkia e qytetit, pasi ato pengojnë lëvizjen normale.[caption id="attachment_448960" align="alignnone" width="848"]
(Banesa tre katëshe ku ra zjarri)[/caption][caption id="attachment_448961" align="alignnone" width="411"]
(Forcat zjarrëfikëse gjatë ndërhyrjes për shuarjen e flakëve)[/caption]