Rama nga Parisi: Shqipëria solli një dëshmi solidariteti e vëllazërie fetare

Nga Parisi ku mori pjesë në marshimin e solidaritetit në nder të viktimave që lanë pas sulmet e njëpasnjeshme në Francë, kryeministri Edi Rama ka përcjellë emocionet që përjetoi jo vetëm ai, por turmat e mëdha të njerëzve teksa parakaluan dorë për dore katër përfaqësuesit e komunitetev fetare të Shqipërisë.“Ishte nje dite emocionesh te forta ku Shqiperia solli nje deshmi solidariteti e vellazerie fetare qe u çmua shume lart ne zemer te Europes”.

Para këtij momenti të rrallë, ovacionet dhe duartrokitjet nuk kanë munguar nga njerëzit në shesh teksa i kanë shoqëruar në parakalimin e tyre.