ISIS kërcënon Vatikanin, selia e shenjtë mund të jetë objektivi i radhës

Përhapet paniku për ndonjë sulm të mundshëm të militantëve të Shtetit Islamik. Këtë herë nuk është Franca në qendër të kërcënimeve, por Italia.Shërbimet Sekrete amerikane kanë paralajmëruar Vatikanin se selia e shenjtë mund të jetë objektivi i rradhës i ISIS.Lajmin e ka publikuar televizioni shtetëror izraelit, i cili nuk ka publikuar të tjera detaje, por i është referuar burimeve të Shërbimit Sekret të SHBA-ve.Edhe vetë Shërbimi Sekret italian, duke mos dashur të bëjë të njëjtin gabim si homologët e tyre francezë që injoruan paralajmërimet e bëra më herët nga Algjeria, kanë dekalruar se Vatikani mund të jetë objektiv i ndonjë sulmi nga militantët e Shtetit Islamik, por nuk ka patur deri më tani asnjë sinjal të qartë dhe konkret, që mund të ngrejë aludime për ndonjë ngjarje të ngjashme me Parisin, kjo edhe për faktin se Vatikani asnjëherë nuk ka dhënë mesazhi kundër islamit.CIA amerikane ka dërguar prej disa ditësh në Romë agjentë të saj për të analizuar skenarët e ndonjë sulmi të mundshëm, por pa dhënë detaje apo pa dhënë asnjë indicie për ndonjë element konkret për rrezik.Nën frikën dhe terrorin e ndonjë sulmi të mundshëm është prej disa ditësh edhe Britania e Madhe, e cila gjithashtu është kërcënuar se do të sulmohet nga militantët e ISIS.