Rikthehet moti i keq, temperatura do të zbresin nën zero pas të hënës

Nëse kjo fundjavë riktheu pothuajse në të gjithë vendin diellin dhe temperaturat deri në 15 apo 16 gradë në disa rrethe, fillimi i kësaj jave do të shënojë krejt të kundërtën.Temperaturat do të ribien përsëri, deri në -1 gradë celcius në Shqipërinë e Mesme e deri në -15 apo -16 gradë celcius në veri të vendit.Gjithsesi moti do të jetë i kthjellët, me erëra të ftohta dhe të forta, por që nuk do të shoqërohen me reshje shiu.Erërat e ftohta me origjinë polare do të pushtojnë vendin që prej të hënës për të rikthyer sërish diellin dhe temperaturat normale fundjavën e ardhshme, pas valës së të nxehtit që ka pushtuar një pjesë të Italisë fqinje, ku në disa qytete temperaturat janë si të mesit të gushtit.Nata do të jetë e ftohtë, me temperatura që mund të arrijnë edhe në kryeqytet deri në -4 dhe -5 gradë celsius, ndërsa gjatë ditës temperaturat do të arrijnë deri në 11 apo 12 gradë celsius.I gjithë kontinenti europian do të përfshihet nga një tjetër valë e të ftohtit të acartë, me përjashtim të Italisë e cila do të jetë pjesa më e nxehtë e Europës, me temperatura mbi mesataren.Zonat malore do të pushtohen sërish nga reshjet e deborës, me temperatura disa gradë nën zero.