Kujdes takat! Kryeministrja daneze rrëzohet në shkallët e pallatit “Elize”

Kryeministrja daneze, Helle Thorning-Schmidt, vihet edhe njëherë në qendër të fotografëve.Një ngjarje e pakëndshme aksidentale, e ka shoqëruar atë teksa gjendej në Paris për të marrë pjesë në marshimin e solidaritetit.Ka qenë pikërisht momenti kur po linte pallatin “Elize” pas takimit me presidetin Hollande, kur shefja e qeverisë daneze është rrëzuar në shkallën e fundit të pallatit.Kanë qenë ndihmësit e saj që e shoqëronin që e kanë ndihmuar për tu ngritur.            Kryeministrja daneze ka thënë se ndjehej mirë megjithëse është raportuar se ajo ka lënduar këmbën.Nuk dihet nëse shkak i gjithë kësaj ishin emocionet që shoqëruan eventin e rrallë në Francë, apo çizmet e saj të zeza me takë të lartë, shumë të rrezikshme.Kjo nuk është hera e parë që Helle Thorning-Schmidt ka fituar vëmendjen e fotografëve gjatë një ngjarje prestigjioze.Në dhjetor 2013, ajo është parë duke bërë një selfie me Presidentin e SHBA Barak Obama dhe kryeministrin britanik David Cameron gjatë ceremoisë përkujtimore në nder të Nelson Mandelës.6 7 8