Thaçi në Tiranë: Mbledhja e përbashkët në mes të marsit
Nga OraNews Përditësimi i fundit 12 Janar 2015, 10:57
Zv/ministri i Kosovës njëkohësisht ministër i Jashtëm i Kosovës Hashim Thaçi u prit sot nga homologu shqiptar Ditmir Bushati.Takimi u zhvillua në Ministrinë e Punëve të Jashtme në Tiranë dhe nisi në orën 09:30 minuta. Më pas u pasua me një konferencë për median ku u deklarua se mbledhja e përbashkët Shqipëri- Kosovë do të zhvillohet në mes të marsit."Do diskutojmë edhe me kryeministrin Rama që mbledhja e përbashkët të zhvillohet në mes të marsit. Do shikojmë ku kemi shkuar me implementimin e atyre gjërave që kemi rënë dakord në Prizren dhe me obligime të tjera të basghkëpunimit institucional" u shpreh ai/Oranews.tv/