Betimi i Kulibalit, publikohet videoja ku merr përsipër sulmet

Shteti islamik ka publikuar një video postum të Amedi Kulibali, në të cilën ai merr përsipër vrasjen e polices dhe sulmin në marketin hebre në lindje të Parisit, duke u shprehur se ai i përket organizatës terroriste të Shtetit Islamik.“Jemi sinkronizuar dhe kemi bashkëpunuar”, thotë Kulibali, referuar sulmit të vëllezërve Kuashi, të cilët ekzekutuan 10 gazetarë të revistës satirike “Charli Hebdo” dhe 2 oficerë policie.Autoritetet franceze kanë konfirmuar se video është origjinale, teksa kulibali thotë se sulmet janë përgjigje për sulmet ndaj Kalifatit.Ndërkaq familja e tij ka dënuar sulmet e tij dhe vrasjen e katër personave të pafajshëm, duke u shprehur ngushëllimet e sinqerta familjarëve të viktimave."Ne jemi kundër këtyre ideve ekstremiste. Shpresojmë që këto akte ektreme të mos bashkohen me fenë islame”, shkruajnë nëna dhe motra e Kulibali, duke shtuar se shpresojnë që të gjithë qytetarët të jenë të bashkuar në familjet e tyre.Ndërkaq edhe familja e partneres së Kulibali, Hajat Bumediene ka deklaruar se për ta është e pabesueshme që vajza e tyre të jetë pjesë e këtij rrjeti kriminal.Amedi Kulibali u ekzekutua nga policia franceze gjatë mësymjes për lirimin e pengjeve në lindje të Parisit.Kurse partnerja e tij është në kërkim nga polica franceze dhe Interpoli. Dyshimet janë se ajo ndodhet në Siri, pasi ka kaluar nga kufiri turk.