Moda vjeshtë-dimër 2015, tendenca të reja në veshjet për meshkuj

Sezoni i ri vjeshtë dimër 2015 vjen me tendenca të reja në veshjet për meshkuj.Ndërthurja e ngjyrave është ajo çfarë sjell si risi ky sezon i ri, dhe për stilistin Altin Mici meshkujt duhet të kenë të njëjtin trajtim në veshje ashtu si femrat.Ngjyrat e natyrës preferohen shumë, por për Micin duhet hequr dorë nga emërtimi. Klientët e tij janë figura të njohura të artit në vend, por edhe njerëz të thjeshtë. Ai rrëfen se për të dëshira e klientit është e rëndësishme dhe pasi dëgjon me vëmendje atë çfarë ai kërkon mundohet që edhe veshjen t’ia përshtasë.“Ajo që vihet re është një diversitet ngjyrash, nuk janë vetëm disa , kemi ngjyra të kafesë së pjekur, disa nuance të blusë, kemi një përzierje mes blusë dhe jeshiles, jeshilja e errët. Ajo që vihet re më shumë se kurrë edhe nga stilistët me fame botërore është një shkëputje e njeriut nga natyra duke futur në koleksion më tepër ngjyrat e tokës”.Por cilat janë tendencat e sezonit 2015? Mici rrëfen:“Gjëja më interesante është rikthimi i klasikes në një formë të moderuar që do të thotë një klasike me ngjyra me stil, kuadratat janë në modë për sa i përket xhaketave”.Megjithatë ashtu siç e kemi vënë re vitet e fundit meshkujt shqiptarë kanë rritur kujdesin ndaj vetes duke ndjekur kështu trendet më të fundit të modës.moda 2