Teatri i Durrësit "Aleksandër Moisiu" feston 62-vjetorin e themelimit

Teatri i Durresit "Aleksander Moisiu" ka festuar 62-vjetorin e themelimit. Rrugëtimi artistik nisi me komedinë "Vajza nga fshati" e me regji të Pandi Stillus që u shfaq 44 herë.Ndërsa sezoni artistik i vitit 2015 sjell tragjedinë "Elektra" të Sofokliut, me regji të Laert Vasilit.Drejtori i institucionit, Bashkim Hoxha, vlerësoi traditat e teatrit "Aleksander Moisiu" dhe prezantoi "Elektrën" ,premierën më të fundit të trupës së Durrësit.Teatri "Aleksandër Moisiu" ka sjellë ndër vite drama dhe komedi mjaft të dashura për publikun shqiptar si "Prefekti", "Martesa", "Vjehrra dhe nusja" "Familja e Peshkatarit","Shërbëtori i Djallit", "Karnavalet e Korçës", "Koha e komisarëve", "Pulëbardha", etj.Në ceremoninë e 62- vjetorit nuk munguan personalitete të skenës, përfaqesues të Ministrise se Kultures dhe përfaqësues të pushtetit vendor.