Dielli nxjerr nga “izolimi” korçarët, por ngricat ende prezente në rrugë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 11 Janar 2015, 18:53
Rritja e temperaturave në dy ditë e fundit i ka dhënë frymëmarrje lëvizjes së qytetarëve në Korçë, të cilët kanë kufizuar lëvizjen si pasojë e akullit në rrugë. Por, sërish situata mbetet e vështirë.Qytetarët denoncojnë Bashkinë dhe firmën e mirëmbajtjes se nuk bëjnë kriposjen e rrugicave. Situata është mjaft problematike, pasi me dhjetra qytetarë çdo ditë paraqiten në urgjencën e spitalit me fraktura.120 milion lekë, paguhen çdo vit nga bashkia e Korçës ndaj firmës së kontraktuar për kriposjen e rrugëve, por pamjet flasin vetë.