Mbërrin në Tiranë Ambasadori i ri i SHBA, Donald Lu

Ambasadori i ri i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Lu, ka mbërritur pasditen e së dielës në Tiranë.Lajmin e ka bërë të ditur Ambasada amerikane në Tiranë përmes një postimi në rrjetet sociale ku ka publikuar fotot e momenteve të para të Lu në Shqipëri.Në aeroportin “Nënë Tereza” të Rinasit, Lu është pritur nga stafi i Ambasadës amerikane në vendin tonë."Bashkohuni me ne dhe t'i urojmë mirëseardhjen Donald Lu", shkruhej në profilin e Ambasadës.Donald Lu zëvendëson në detyrë Aleksandër Arvizu, i cili qëndroi në Tiranë më shumë se çdo Ambasador tjetër për shkak të debatit të brendshëm politik në SHBA, që kishte bllokuar emërimin e Ambasadorit të ri, Donald Lu.Para se të mbërrinte në Shqipëri, Ambasadori Lu u dërgoi një videomesazh shqiptarëve ku prezantonte veten dhe atë çfarë dëshiron t’iu ofrojë shqiptarëve."Si ambasador jam i angazhuar të mbështes përpjekjet e popullit shqiptar në ndërtimin e institucioneve demokratike, ta bëjmë Shqipërinë aleat më të fuqishëm të NATO-s dhe të punojmë me Shqipërinë në rrugën e saj drejt anëtarësimit në BE.”-thekson ambasadori amerikan.