Organizatorët e atentatit ndaj Serjanit, 2 kushërinjtë Hoxhallari akuza bluve
Ky është momenti i shoqërimit në polici i Aurel dhe Amarildo Hoxhallari, përkatësisht 37 dhe 24 vjeç, dy kushurinjve të arrestuar me dyshimin se organizuan atentatin ndaj mikut të Emiljano Shullazit, Pajtim Serjani mbrëmjen e 5 janarit 2015 pranë rrugës së “Kavajës”(ne foto).“Hajdeni afrohuni dhe shikoni çfarë bëhet, shiko çfarë na bën policia” kanë qenë fjalët e lëshuara nga njëri prej të ndaluarve.Por dy kushurinjtë që akuzohen se porositën Arjanit Sterjo Alias, (Artur Baze) për të kryer ekzekutimin kundërshtojnë arrestimin dhe para se të preknin pragun e Drejtorisë së Policisë së Tiranës kanë hedhur akuza kundër uniformave blu.“ Shikoni se kam dy ditë i arrestuar, shikoni çfarë bëhet ”.Arrestimin e dy kushurinjve Hoxhallari dhe akuzat ndaj tyre i zyrtarizoi kreu i policisë së Tiranës, Ardian Çipa.U bë ndalimi i shtetasve Aurel Nexhdet Hoxhallari 38 vjec, lindur dhe banues ne Tirane, me kombësi e shtetësi shqiptare, me arsim te mesem, me precedentë të mëparshëm për disa vepra penale. Amarildo Adem Hoxhallari, 25, lindur dhe banues në Tiranë, me kombësi e shtetësi shqiptare, me arsim të mesëm, me precedentë të mëparshëm kriminalë”.Çipa tha se vijojnë hetimet për të zbuluar edhe persona të tjerë që mund të qëndrojnë pas porosisë së vrasjes , ndërsa pista kryesore është ajo e konflikteve të vjetra.“Të ndaluarit në bashkëpunim me njëri tjetrin, shtetasin Arjanit Sterjo Alias, Artur Baze kanë planifikuar, organizuar e siguruar kushtet, mjetet materiale dhe kanë lokalizuar vendodhjen e shtetasit objekt goditjeje nga autorët Pajtim Serjani për ta ekzekutuar më datë 05.01.2015. Hetimet në vijim të këtij procedimi penal, janë aktive dhe po kryhen për dokumentimin e plotë të veprimtarisë kriminale dhe identifikimin e dokumentimin e të gjithë personave të tjerë të cilët mund të kenë pasur dijeni apo mund të jenë të implikuar në këtë ngjarje kriminale. Motivi i kesaj ngjarje kriminale dyshohet se mund te jene konflikte ndermjet tyre ne kohe te ndryshme”.Atentati ndaj Pajtim Serjanit mbrëmjen e 5 janarit i mori jetën Artur Bazes, ndërsa objektiv i mbeti i plagosur bashkë me efektivin e policisë Roland Meta.
Ne foto: Momenti i shoqerimit ne polici te Aurel dhe Amarildo Hoxhallari