Shqipëria “çoi” në Paris harmoninë fetare, 4 besimet në marshim
Shqipëria ka përcjellë harmoninë fetare në Paris. Këto janë pamjet e përfaqësuesve të katër besimeve të ndryshme fetare në vendin tonë, të cilët përmes një parakalimi të thjeshtë kanë arritur të përcjellin mesazhe të forta dhe të qarta të asaj çfarë Shqipëria, një vend i vogël, realizon përmes një bashkëjetese fetare që është për tu admiruar.Të kapur krah për krahu, Baba Mondi i Komunitetit Bektashi, Myftiu i Tiranës Ylli Gurra, si dhe dy përfaqësuesit e besimit katolik dhe ortodoks, pavarësisht besimeve të ndryshme dhanë mesazhin e tyre të solidaritetit kundër terrorizmit dhe intolerancës fetare.Atë çfarë Ati i Shenjtë Papa Françesku e vlerësoi në muajin shtator gjatë vizitës së tij në Shqipëri, toleranca fetare u konkretizua këtë të dielë(11 janar 2015) në kryeqytetin francez, duke tërhequr vëmendjen e qindra e mijëra të huajve të mbledhur atje për marshimin e solidaritetit, të cilët edhe i kanë përshëndetur përzemërsisht me lule apo duartrokitje.Përfaqësuesit e katër komuniteteve fetare ishin pjesë e delegacionit shqiptar në Paris, ku morën pjesë në marshimin e Unitetit. Fillimisht ata zhvilluan homazhe pranë redaksisë së gazetës satirike “Charli Hebdo”, ku me 7 janar humbën jetën 12 persona.Në krah të tyre kryeministri shqiptar Edi Rama tha se Shqipëria është e vendosur të mbaj lart frymën e vëllazërisë fetare.Akte të tilla që përfshinë Francën këto ditë, mund të ndodhin kudo tha kryeministri Rama, por lufta ndaj tyre zhvillohet në të gjitha vendet.