Knut Fleckenstein pas takimeve: Shqipëria në rrugë të mbarë
Raportuesi për Shqipërinë në Parlamentin Europian, Knut Fleckenshtein ka përsëritur edhe një herë tre sfidat e forta të Shqipërisë në rrugën e integrimit.Në një postim në rrjetet sociale, vetem pak orë pasi u largua nga Tirana, Fleckenshtein vlerëson partnerët shqiptarë për bashkëpunimin dhe thotë se vendi është në rrugën e duhur.“NgaTirana ku unë kisha një program shumë intensiv dhe të frytshëm takimesh. Faleminderit për të gjithë partnerët e mi në takime! Unë besoj se Shqipëria është në rrugën e duhur drejt një procesi të suksesshëm të reformave evropiane. Të tri sfidat kryesore të shtrira përpara janë; forcimi i sundimit të ligjit në të gjitha fushat e jetës së qytetarëve; ndryshimin e kulturës politike në mënyrë që të arrihet një klime të besimit, besimit, dialogut dhe bashkëpunimit; fuqizimin e shoqërisë civile në procesin demokratik në përgjithësi dhe në procesin e integrimit europian në veçanti”, shkruan Fleckenstein në rrjetet sociale.Por në këtë udhëtim, Fleckenstein nënvizon se tre sfidat e Shqipërisë janë : Forcimi i sundimit të ligjit, ndryshimi I kulturës politike dhe fuqizimi i shoqërisë civile në proçeset demokratike.