Vlorë, defekti në nënstacion, Gjiknuri: Nevojiten remonte të plota në rrjet
Ministri i Energjisë dhe Industrisë Damian Gjiknuri i shoqeruar dhe nga administratori i OSHEE-se Artan Çela panë nga afër defektin në nënstacionin elektrik Vlora 1.Gjiknuri pohoi se defekte të tilla jane te paevitueshme teksa vendi yne ka patur nderhyrje te pjeshme ne sistemin energjetik ne nje kohe kur nevojiten remonte te plota.“Pajisjet janë të viteve 60, që do të thotë që pjesa më e madhe e rrjtetit energjitik shqiptar, fatkeqësisht është i kësaj moshe. Do të thotë që ka nevojë për investime intensive dhe pikërisht atë çka po bën qeveria shqiptare, disiplina e rregullit financiar, arkëtimi i të ardhurave për kompaninë do të bëjë të mundur mbarëvajtjen dhe investime në një rrjet energjitik. Ndryshe Shqipëria do të ketë probleme me energjinë”, tha Gjiknuri.Për kreun e përgjithshëm të OSHEE-së, Adrian Çela, defektet nga transformatorët e vjetëruar shtojnë problemet në sistemin energjetik të amortizuar.“Garantoj edhe njëherë të gjithë qytetarët që si ky difekt edhe difektëtet e tjera ne do ti përgjigjemi me disponibilitetin e punonjësve të OSHEE”Djegia prej të paktën 10 ditësh e transformatorit të nënstacionit Vlora 1, shkaktoi avari te shumta ne rrjetin kryesor qe furnizon me energji elektrike qytetin bregdetar dhe zonat periferike të tij, perfshi disa fshatra.Sakaq, fondi i akorduar për sistemimin dhe mirëmbajtjen e rrjetit energjitik të Vlorës kap shifrën 100 milionë leke të reja.