Haxhinasto: Punimet e aksit Lushnje-Berat përfundojnë në korrik
Aksi rrugor Lushnjë- Berat pritet të përfundojë së ndërtuari në korrik të këtij viti. Punimet në këtë segment janë inspektuar nga ministri i Transporteve Edmond Haxhinasto i cili i ka kërkuar firmës që të rrisë shpejtësinë e punimeve dhe të zbatojë standartet. Sipas ministrit në lotin e dytë të rrugës Lushnjë-Ura e Kucit, janë kryer tashmë 72% e punimeve.“Deri më sot është realiazuar rreth 72 % e kontratës, kontrata duhet të përfundojë sipas planit në korrik të këtij viti. Vlera e investimit është 1.6 miliardë, pra rreth 16 milionë dollarë. Mbetet të monitorojmë cilësinë e punimeve dhe të gjithë aspektet e tjera që kanë të bëjnë me një punë normale në kantierë” .Ndalesa e radhës e ministrit të transporteve ka qenë në inspektimin e segmentit rrugor Ura vajgurore -Bomirë, loti i tretë i rrugës Lushnje-Berat nga ku i bëri thirrje të rinjve që të bëhen pjesë e konkursit të veprave të artit që do të ekspozohen përgjatë rrugëve.“Konkursi për artistët lokalë për t’i zbukuruar rotondot me veprat e tyre të artit duke vendosur statuja apo vepra të tjera, të cilët artistët lokalë mund t’i vendosin, pasi shkohet drejt Beratit, një qytet nga më të bukurit e shqipërisë”, tha Haxhinasto.