Operacioni blic i policisë, u arrestuan në flagrancë 12 persona (FOTO)
Pas operacionit blic të policisë së shtetit për kontrollin e territorit në funksion të parandalimit të ngjarjeve kriminale, policia ka publikuar edhe rezultatet e operacionit që u zhvillua mbrëmjen e djeshme datë 9 janar 2014, në akse të ndryshme rrugore dhe në ambiente të tjera, si lokale apo edhe banesa. Në këtë operacion përvec forcave të policive vendore kanë marrë pjesë dhe 31 grupe të Reparteve te FNSH-së dhe Delta Forcë .Sipas njoftimi të Policisë së Shtetit gjithsej janë arrestuar 12 persona, nga te cilët 5 për armëmbajtje pa leje, 2 për armë të ftohta(thikë) dhe 3 për shkelje rrugore, si dhe janë ndaluar 2 persona në kërkim për trafik të lëndëve narkotike.U kapën 2 presona të shpallur në kërkim , për trafik të lëndëve narkotike , një në Tiranë dhe një në Elbasan.Në 3 raste janë kapur armë dhe municione pa leje, konkretisht në qytetin e Shkodrës një pistoletë me 1 autor të arrestuar, si dhe ne Elbasan në dy raste, një me 3 autor të arrestuar në flagrancë ku janë kapur me 800 fishek 10 kapsolla detonatore dhe 1.7 kg ZHIVE, dhe një rast me 83 kapsolla detonatore me filita të gatshëm për të kryer plasje ku është arrestuar në flagrancë 1 autor.Janë arrestuar 2 shtetas për mbajtie pa lejë të armëve të ftohta (thikë), si dhe 3 të rinj për drejtim të automjetit pa leje drejtimi.Janë kontrolluar gjithësej 235 ambjente kryesisht bare,lokale nate dhe te lojërave te fatit.Janë kontrolluar 1345 automjete dhe janë bllokuar për mungesë dokumentacioni 10 automjete. Si dhe janë pezulluar 5 leje drejtimi automjetesh per shkelje rrugore si dhe jane mare dhe masa administrative me gjobë.Gjithashtu janë kontrolluar 938 persona për kontrollin e identitetit dhe janë shoqëruar ne mjetet e Kom. Policisë 45 shtetas për mungese te dokumentit te identifikimit.Policia e Shteitt bën të ditur se ky operacion do të vazhdojë edhe në ditët në vijim edhe në qarqet e tjera.
