24 vjetori i themelimit të PD në Fier, Berat dhe Pogradec, opozita akuza qeverisë
Nga Fieri sekretari i përgjithshëm i Partisë Demokratike Arben Ristani akuzoi sërish mazhorancën për qeverisje përmes një modeli mashtrimi. Ristani renditi investimet qe sipas tij janë meritë e Partisë Demokratike duke kritikuar shtetin policor e të dhunës të krijuar nga qeveria aktuale.“Ju premtoi 300 mijë vende pune, ju premtoi legalizime falas, ju premtoi shëndetësinë falas, ju premtoi ulje të taksave, ju premtoi ulje të çmimit të energjisë elektrike. Vetëm gënjeshtrat e mashtruesit janë përpara jush, asnjëgje më tepër”, tha Ristani.Më herët në 24 vjetorin e themelimit të PD-së Berat, Ristani, ka akuzuar kryeministrin për mbështetje të bandave kriminale, që kërcënojnë opozitën."Edi Rama është pjesë e bandave kriminale dhe në mbështetje të tij bandat po lulëzojnë në Shqipëri. Rendi dhe siguria publike është më e rrezikuar se kurrë,bandat kriminale kanë arritur deri atje sa të kërcënojnë opozitën dhe për këtë është përgjegjës Edi Rama. Nqs Edi Rama nuk merr masa ai do të jetë përgjegjësi kryesor për këtë situatë"Sakaq, 24 vjetori I krijimit të partisë më të madhe opozitare është festuar edhe në Pogradec. Në qytetin juglindor, nënkryetari demokrat I parlamentit Edmodn Spaho, vlerësoi se qeveria Rama është e lidhur me krimin, dhe nuk ka mbajtur asnjë premtim.