Në zgjedhjet 2015 PS kërkon Shkodrën. Veliaj hap fushatën: Duhet të shkojmë në çdo shkollë e fakultet

Nga Shkodra ministri i Mirëqënies Sociale dhe Rinisë Erjon Veliaj hapi fushatën elektorale për zgjedhjet vendore të 21 qershorit, ndërsa nuk kurseu thirrjen që të nisë fushata edhe në shkolla dhe auditoret e universitetit. Ndonëse zyrtarisht fushata elektorale nis më 21 maj 2015.Gjatë një takimi me të rinjtë e FREESH të këtij rrethi, Veliaj u shpreh i bindur se e majta do të fitojë shumicën e 61 bashkive, mes të cilave sipas tij edhe Shkodrën, për të ndryshuar realitetin këtu. Sfidën e majta sipas ministrit Veliaj e ka me veten dhe jo me të tjerët.“ Është shumë e rëndësishme që të fillojmë punën sot që 21 Qershori të na gjejë fitues, duke punuar në çdo shkollë , në çdo fakultet, në çdo gjimnaz, në çdo objekt, në çdo kafe, në çdo vend pune, kudo ku ka njerëz të cilët po ngazëllehen me mënyrën se sip o ndryshon Shqipëria ” u shpreh VeliajNjë ndalesë gjatë këtij bashkëbisedimi me të rinjtë, ai e bëri edhe për ligjin e lustracionit.Partia Socialiste insiston në hapjen e dosjeve sepse ne nuk kemi komplekse tha Veliaj, ndërsa akuzoi Partinë Demokratike se nuk pati kurajo ta bëjë këtë proces, ndonëse qeverisi vendin për 13 vjet." Arsyeja pse Partia Socialiste insiston tek hapja e dosjeve është fakti që është një parti pa asnjë kompleks. Unë e di që kemi pasur parti të kompleksuara në Shqipëri, jo pak, Partia Demokratike ka qeverisur mbi 13 vjet në Shqipëri dhe ska pasur kurrë kurajon, si parti e djathtë me demek antikomuniste që të reflektojë mbi të kaluarën. "Larg vemendjes, këtë radhë në rolin e ministrit, nuk mbeti as çështja e sigurimeve shoqërore dhe luftës së shpallur për punën në të zezë, që sipas ministrit ka shkaktuar edhe gropën e zezë në buxhetin e shtetit.Në takimin “Fuqia e 1 milionëve” me të rinjtë e FREESH ishte i pranishëm edhe deputeti Tom Doshi dhe drejtues lokal të PS Shkodër.