Ardian Civici: Rritja ekonomike shqiptare është e ulët
Pavarësisht se tremujori i tretë i 2014 pati një rritje me 3.3 % ekonomia shqiptare është e zbehtë. Në studion e Ditë e re Weekend" ne Ora News me gazetarin Gert Çarcani, eksperti Ardian Civici shpjegon se në bazë të përllogaritjeve rritja ekonomike mund të arrij në 1.8 % në vitin që lamë pas, një nivel ky që është poshtë objektivit të vendosur nga qeveria.“Ndoshta i kemi shancet që të shkojmë diku afër 1.8% si rritje ekonomike, që është më shumë se 2013 që ishte 0,5%, por është akoma pak për nevojat që ka ekonomia shqiptare, dhe sidomos gjithë këto politika ekonomike dhe sociale që ne duam të bëjmë është shumë pak”, tha Civici.Civici i kërkon qeverisë që ti kushtojë më shumë vëmendje investimeve të huaj si dhe klimës së biznesit.“Pra një riorjentim investimesh, një klimë biznesi shumë atraktive për investimet e huaja direkte, jo thjesht në nivel Shqipërie, por edhe në nivel Ballkani apo Europe Juglindore zhvillohen disa sektorë që bazohen te inovacioni”, u shpreh Civici.