"Kultura" zhvendoset në Kinostudio, Kumbaro: Arti jo më në duart e politikanëve

Ministria e Kulturës është zhvendosur në ndërtesën mitike të trashëgimisë kulturore dhe kinemasë shqiptare, në ambientet e ish Kinostudios.Objekti i ndërtuar në vitin 1950, nga një arkitekt sovjetik dhe që shërbeu si qendër kinematografike, për ministren Mirela Kumbaro, do të jetë tempulli i ri i kulturës. Në ceremoninë e inagurimit, ajo nuk nguroi as të lëshonte kritika për godinën e vjetër të minisitrisë,  Ish Lidhjen e Shkrimtarëve.“Barkun ja prenë në mes njërës prej sallave më interesante të qytetit, hollin elegant e thërmuan në kolibe duralomini që u ndryshkën para se të mbaronte puna, e për mos t’ju thënë më shumë për nëpërkëmbjen e dinjitetit të kulturës dhe njerëzve të saj. Hapësira ku ndodhemi sot, ndërtesa, arkitektura, dekori dhe fryma e saj janë skema ku do të luajë sot e tutje rolin shumë të rëndësishëm Ministria e Kulturës. Jo vetëm si administratë por si zemër institucionale, jo vetëm me shkresa por me aksione kulturore të thella”- u shpreh Kumbaro Për çdo njeri që do artin, dhe i duhet një ndërtesë për ta paraqitur atë, dyert e ministrisë dë kulturës janë hapur, premtoi Kumbaro“Hollet, galeritë dhe sallat madhështore të kësaj ndërtese do të jenë krejtësisht në dizpozicion të njerëzve të artit e të kulturës për ekspozita të lira për promovime , koncerte, performance artistike, shkëmbime idesh dhe debatesh”-tha më tej ministrja.Ish Kinostudio ishte parashikuar të kthehej në muze, dhe qeveria e djathë kishte akorduar ALBA FILM nje fond prej 97 milionë lekë të rinj për këtë projekt. Por qeveria Rama e zgjodhi këtë ambient si Ministrinë e re të Kulturës, dhe të gjithë ndërhyrjet në godinë, u bënë me të njëtin fond, nga kompania R and T.