Sistemi i ngrohjes në shkolla, problematikë në të gjithë vendin

Ngrohja në shkolla është problem pothuajse në të gjithë vendin e sidomos në këto ditë të ftohta dimri. Në Korçë pavarësisht temperaturave që shënojnë disa gradë nën zero, nxënësit tregojnë se furnizimi i druve ka ardhur vetëm një ditë më parë.Problem me ngrohjen në klasa ka edhe në Pogradec ku kaldajat e shkollave ndizen vetëm për dy orë ndërsa fëmijëve herë pas here u kërkohen të kontribuojnë  me para për të siguruar ngrohjen.I ftohti polar ka mbërthyer edhe Elbasanin, ndërsa sistemi i ngrohjes mungon thuajse në të gjitha shkollat 9-vjeçare dhe të mesme, por probleme ka edhe në kopshte dhe çerdhe. Në shkollën "Kostandin Kristoforidhi" nxënësit kanë kërkuar shkurtimin e orëve të mësimit për shkak të të ftohtit.Sistemi i ngrohjes mungon edhe në shkollat e Gjirokastrës. Ndërsa nxënësit e gjimnazit "Asim Zeneli" problemin e kanë  zgjidhur duke marrë batanije nga shtëpija.Në qytetin e Fierit shumë shkolla janë të pajisura me kaldajë, por ngrohja nuk kryhet për shkak se mungojnë fondet për blerjen e lëndës së parë.Ndërsa nuk ka probleme me ngrohjen ne kopshtet dhe çerdhet e qytetit të Fierit.