FBI rekomandon padi penale për ish- shefin e CIA-s
Prokurorët federalë amerikanë dhe FBI kanë rekomanduar padi kriminale kundër ish shefit të CIA-s, David Petraeus për shpërndarje të informacioneve të klasifikuara.Lajmi është bërë publik nga e përditshmja "The New York Times" sipas së cilës, Petraeus i ka zbuluar çdo informacion të klasifikuar një gruaje, me të cilën ka patur një lidhje jashtë-martësore, një oficere e ushtrisë amerikane.Investigimi i Departamentit të Drejtësisë do të fokusohet nëse Petraeus, ish gjenerali i Forcave të Armatosura të Shteteve të Bashkuara, i ka dhënë gruas në fjalë, Paula Broadëell, fjalëkalimet për në e-mail-et e llogarisë sekrete të CIA-s apo informacione të tjera të klasifikuara si sekrete dhe të rrezikshme, ndaj dhe Prokurorët dhe FBI kanë kërkuar që ndaj tij të ngrihen menjëherë akuza kriminale.Broaduell është një shkrimtare amerikane, ish-oficere, e cila ka patur lidhje intime me Petraeusin ndërsa shkruante biografinë e tij.Madje ky i fundit u detyrua të japë dorëheqjen si drejtor i CIA-s në vitin 2012 pasi lidhja e tij jashtëmartësore u bë publike dhe u përball menjëherë me akuzat për rrjedhje informacioni.Por ndonëse ngjarja u harrua për mbi 2 vjet, Petraues, komandanti i Forcës Ndërkombëtare të Sigurisë në Afganistan përpara se të bëhej shef i CIA-s, do të duhet të përballet me akuzat e rënda./Oranews.tv/