Veliaj: Punësimi në veri, objektiv për 2015. Institucionet të paguajnë sigurimet

Banorët e zonave malore dhe rurale do të kenë përparësi për tu punësuar gjatë 2015. Ministri i Mirqënies Sociale dhe Rinisë  Erjon Veliaj  u shpreh se papunësia në këto zona është një plagë e ndjeshme dhe pikërisht për këtë vëmendja gjatë këtij viti do të jetë më e madhe.“Fillimisht u fokusuam në ato zona ku edhe popullsia më e madhe, po ama veriu është zona ku edhe nevoja është më e madhe. Jam shumë i lumtur që shumë shpejt do të hapim zyrën e punës në Laç, në Kukës, në Burrel. Që të sigurohemi që Shqipëria nuk rritet me dy marshe dhe me dy shpejtësi. Një shpejtësi për zonat urbane drejt jugut dhe një shpejtësi më të ulët në zonat veriore, dhe dua që 2015 për të gjithë zyrtarët e zyrave të punës të jetë më një fokus më të madh në zonat rurale dhe sidomos në zonat e veriut të Shqipërisë”, tha Veliaj.Veliaj I bëri thirrje të gjitha subjekteve shtetërore dhe private që të paguajnë sigurimet shoqërore pasi  nuk do të ketë tolerime duke e përcaktuar 2015 vitin e luftës kundër informalitetit.“Do tju bëj thirrje të gjithë institucioneve shtetërore që të jenë të parët që të dakortësohen me tatimet, të derdhin sigurimet dhe askush të mos mbetet pa pension. Ne do të fillojmë një fushatë inspektimesh në të gjithë Shqipërinë në strukturat private. Fillimisht për ata që janë të deklaruar, por që mungojnë derdhjet në sigurimet shoqërore, por edhe për punën në të zezë”, u shpreh Ministri.Sipas Veliaj gjatë 2014 borxhi  i sigurimeve është rreth 109.5 milion dollar midis pjesa më e madhe e të cilit takon institucioneve shtetërore.