Pengmarrja në Paris, dëshmitarët rrëfejnë orët e tmerrit
Pak pasi policia e anti-terrorit ndërhyri në strofullën ku ishin fshehur dy vëllezërit që vranë 12 persona në redaksinë e revistës |Charlie Hebdo", një operacion i dytë nisi të premten, (9 janar 2015) në një supermarket hebre ku po mbaheshin peng të tjerë persona.Aleksis, një dëshmitar që ka parë të gjithë skenën , rrefen tronditjen që përjetoi."Nuk di si ta them apo ta përshkruaj, ishte tronditëse. Isha vetëm 50 metër larg marketit dhe fillimisht dëgjova disa të shtëna, më pas ulërima dhe të shtëna të tjera. Gjithçka ndodhte shumë shpejt, shumë konfuzion, pashë një peng që po vraponte pasi doli nga dyqani, pashë edhe policinë teksa qëlloi mbi pengmarrësin, pjesën tjetër mund ta imagjinoni vetë. Ishte e tmerrshme' thotëAleksis.Pengmarrësi vrau katër pengje para ndërhyrjes së policisë.Menjëherë pas mësymjes së forcave të rendit, e gjithë zona u rrethua.Në orët e natës, gupe të vogla njerëzish nisën të lëvizin më në mund pas gjithë panikut që përjetuan.Një nxënës i një shkolle në afërsi të marketit thotë se në momentin e tragjedisë, ai dhe të gjithë shokët e klasës kishin vënë tavolinat në dritaret e klasave për të ndaluar plumbat e mundshëm që mund të vinin nga marketi.Reni i përshkruan si orët më të tmerrshme që ka kaluar në jetën e tij dhe sigurisht shpreh të gjithë tronditjen dhe frikën që ndeu në shkollën pranë vendit të ngjarjes ku katër persona humbën jetë pasi u ekzekutuan nga Amedi Kulibali.Ndërkohë mediat franceze kanë publikuar pjesë nga biseda e Kulibali me pengjet.Sipas tyre Kulibali është justifikuar para pengjeve për aktin, duke shpjeguar arsyen pse hyri në supermarket.Mediat citojnë që ai të ketë thënë se duhet të ndalohet futja në burg e vëllezërve tanë dhe duhet të ndalen sulmet ndaj Shtetit Islamik.Ai ka përmendur sulmet ndërkombëtare në Siri dhe ndërhyrjen ushatarake në Mali. Kulibali ka denoncuar bindjen e popullit ndaj qeverisë, duke paguar të gjitha taksat./Oranews.tv/