Tre pyetje që kërkojnë përgjigje pas 3 ditëve terrori në Paris

Tre ditë terror, një vend i tërë në panik, tre terrroristë islamikë trondisin francën dhe të gjithë Europën.Një betejë e ashpër që mbyllet me 4 viktima të pafajshme dhe ekzekutimin e tre terroristëve.Organizata Al Kaeda merr përsipër sulmin, kurse operacionet kanë pika të errëta si ajo e mos reagimit të francës pas paralajmërimeve të njëpasnjëshme nga Algjeria për potencialin e lartë të rrezikshmërisë së sulmeve terrorsite.Gjithashtu edhe Shërbimet Inteligjente të Jemenit kishin paralajmëruar Francën, dhe autoritetet franceze sërish nuk kanë dhënë një përgjigje që argumenton indiferencën e tyre.Kur ende ska perfunduar, frika kthehet sërish, vecanërisht pas disa llogarive të thjeshta.Amedi Kolibali pjesë e shtetit islamik, Sherif Kuashi me Al Kaedën, vallë të dyja oranizatat islamike fshihen pas sulmeve të Francës?Duhen përgjigje për të gjitha pyetjet, dhe madje në mënyrë urgjente për të evituar drama të tjera.Fransua Molë, prokurori i Parisit, ka ngritur dyshime të tjera.Pyetja e parë që ai bën është: A kishin bashkëpunëtorë terroristë dhe kush i ka ndihmuar të fshihen?Pasi falenderoi publikisht hetuesit për identifikimin në kohë rekord të të kërkuarve, Molë konfirmoi se terroristët nuk kishin për qëllim të arratiseshin, por të vdisnin si martirë.Sipas tij, Sherif Kuashi ishte telefonuar dhjetra herë nga partnerja e Kulibali, Hayat Bumedin, dhe roli i saj mbetetet për tu sqaruar. Mbase ka qenë në supermarketin ku u vra Kulibali, mbase është arratisur. Pra ende nuk dihet nëse ka qenë apo jo bashkëpunëtore.Pyetja e dyte: Kush i ka furnizuar me armë terroristët?Prokurori i Parisit flet për një arsenal të madh armësh. Në Dëmartë hetuesit sekuestruan pistoleta, granada, dhe një duzinë me bomba molotov. Në dyqanin me produkte hebreje u gjetën kallashnikov, 2 pistoleta dhe 15 kallëpe eksplozivë. A mundet të gjitha këto ti sillte vetëm një person? Pyetje që kërkon përgjigje.Pyetja e trete: A ka qenë sulmi i sponsorizuar?Sharif Kuashi ka konfirmuar më herët se Al kaeda e ka dërguar në Jemen për tu stërvitur. Gjithashtu ka deklaruar se ka qenë i paguar nga emiri Anëar al Aëlaki, i cili mbeti viktimë e një sulmi me dron të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në vitin 2011. Kurse Kulibali ka thënë se është udhëzuar nga shteti islamik. Por ka deklaruar gjithashtu se ka qenë gjithmonë në kontakt me vëllezërit Kuashi, duke shtuar se ishim të sinkronizuar për operacionet. Sa qëndron kjo në realitet, duhet një pëgjigje nga hetuesit. Dyshime dhe pikëpyetje të mëdha mbeten pas tragjedisë së Francës.