Policia kontrolle blic nëpër rrugët e Shkodrës e të Elbasanit
Pas urdhërit të lëshuar nga ministria e Brendshme, drejtori i policisë së shtetit ka firmosur planin operacional që ka nxjerrë prej mbrëmjes së të premtes, 9 janar, forcat e policisë në terren, në kontrolle blic.Operacioni, është shtrirë në disa rrethe problematike të vendit, si Shkodra e Elbasani, dhe ka për qëllim prangosjen e të gjithë personave që janë në kërkim për vepra të ndryshme penale.Gjithashtu nga këto operacione nuk do të shpëtojnë as personat që mbajnë armë pa leje, si dhe lëndë narkotike.Mes qarqeve problematike të listuara nga policia për këto kontrolle është edhe Shkodra e Lezha, ndërsa kontrollet e policisë në terren do të mbështeten edhe nga forcat speciale të RENEA-s, FNSH-së dhe të GOS.Në Shkoder pikat e kontrollit janë ngritur në hyrje - daljet e qytetit, si dhe në zonën e qëndrës pranë universitetit dhe ku janë të pozicionuara lokalët e natës.Në krye të operacioneve janë vetë drejtuesit e policive, ndërkohë që të gjithë efektivët do të jenë në shërbime të përforcuara.Të dhënat tregojnë se operacioni nis me post-blloqe të mirorganizuara, ndërkohë që priten edhe arrestime në shkallë vendi.Në 24 orët e para në qarqet ku është shtrirë ky operacion janë arrestuar 4 të kërkuar, janë shoqëruar mbi 40 persona dhe është ushtruar kontroll në 140 lokale.Për kontrollet e pikave ku policia ka informacione më të detajuara, masat policore do të jenë të shumta në numër, ndërsa të parët që do të hidhen në veprim do të jenë efektivët e RENEA-s.Drejtoritë e policive në rrethe kanë marrë edhe emrat e personave të shpallur në kërkim, kryesisht për vjedhje, grabitje dhe trafik droge.Akoma nuk dihet sa ditë do të zgjasin këto operacione, ndërsa bëhet me dije se masat e rritura të kontrolleve janë kërkuar referuar edhe ngjarjeve në Francë. Në pikat e kalimit kufitar do të shtohen gjithashtu kontrollet bëjnë më dije drejtues të policisë./Oranewstv/